Koalicioni për Familjen pas një tubimi madhështorë në Fushë Kosovë, është mirëpritur nga qindra qytetar në Hajvali.
Qytetarët atje i ofruan mbështetje kauzës së Listës për Familje teksa rritja e këtij koalicioni po vërehet dita – ditës.
Themeluesit e Koalicionit kërkuan nga qytetarët votën e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit ndërsa pasqyruan plan programin në disa fusha e që në theks të veçantë janë mbështetja për nënat, arsimimi, shëndetësia, personat me nevoja të veçanta etj.
Në këtë tubim mori pjesë edhe ish-presidenti, Behgjet Pacolli i cili u ofroi mbështetje themeluesve si dhe kërkoi nga qytetarët të votojnë
Koalicionin në mënyrë që të bllokohet e keqja për familjet shqiptare./Arbresh.info
Behgjet Pacolli ofron mbështetje për Koalicionin për Familjen, kërkon votën nga qytetarët në Hajvali

“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro