Partitë opozitare ende nuk i kanë siguruar votat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, ndonëse kjo e fundit i ka vetëm 53 vota në Kuvend. Drejtues të partive opozitare disa herë kanë deklaruar se kjo Qeveri i ka ditët e numëruara, por vlerësohet se as vetë ato parti nuk janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ndonëse tash e disa muaj opozita po vazhdon ta kërkojë rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, në mungesë të numrave ende nuk po arrin ta realizojë një gjë të tillë.
Si rrjedhojë e kësaj, koalicioni qeverisës me vetëm 53 mandate po vazhdon të funksionojë në Parlamentin e Kosovës, shkruan më tutje “Zëri”.
Njëjtë pritet të vazhdojë edhe përgjatë tërë këtij viti, po qe se PDK-ja nuk rreshtohet kah krahu opozitar për t’i dhënë fund kësaj Qeverie.
Kështu të paktën konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se opozita nuk është serioze në kërkesën e saj për rrëzim të Qeverisë dhe për zgjedhje të parakohshme.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e LDK-së kanë thënë se po qe se nuk arrihet një dakordim mes partive për zgjedhje, atëherë ky subjekt do t’i nisë procedurat për mbledhjen e nënshkrimeve për ta ngritur mocionin për rrëzimin e ekzekutivit./Zëri/
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...