Qeveria voton Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

12:05 | 13 Janar 2021

Qeveria e Kosovës ka në rend dite votimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Portali arbresh.info merr vesh se mbledhja po mbahet online dhe i propozuar është ushtruesi i detyrës së kësaj pozite, Samedin Mehmeti.

Mbajtjen e mbledhjes online  e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.

“Takimi online  i Qeverisë ende nuk ka përfunduar, ende është në proces të votimit”, është shprehur Baxhaku për arbresh.info.

Pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e Kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë, para rreth tre muajve, ishte caktuar zëvendës drejtori Samedin Mehmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara