Presionet ndërkombëtare për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nuk e kanë zmbrapsur Qeverinë e Kosovës për këtë çështje.
Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë për “Zërin” se nuk ka asnjë indikacion ose bazë tjetër që tregon se ka ndryshim në Qeveri sa i përket taksës
Taksa 100% e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka bërë që liderët shtetërorë të kenë qëndrime diametralikisht të kundërta për këtë çështje.
Kryeparlamentari Kadri Veseli në javën që lamë pas ua ka dorëzuar liderëve të koalicionit qeverisës propozimin e tij me shkrim për pezullimin e taksës për 120 ditë, në mënyrë që të ruhen interesat e Kosovës dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo për dallim nga Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të jetë i palëkundur për mosheqje të taksës.
Lidhur me këtë shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi, për “Zërin” ka theksuar se nuk ka asnjë indikacion që dërgon në heqje të taksës. “Ne e kemi një qëndrim të Qeverisë, unë si shef i stafit të kryeministrit nuk e kam asnjë indikacion ose bazë tjetër që tregon se ka ndonjë ndryshim në Qeveri sa i përket taksës”, ka thënë ai.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/qeveria-presioni-s-e-leviz-taksen-622978/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...