Qeveria e Kosovës, përmes një mbledhje elektronike ka bërë të ditur se pajtohet me kandidaturat e propozuara për përzgjedhjen e Guvernatorit të BQK-së.
Me vendimin e miratuar, Qeveria pajtohet me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe ky vendim do të përcillet në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, në një njoftim të Bankës Qendrore të Kosovës, thuhet se paneli për përzgjedhjen e Guvernatorit/es të BQK-së ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, listën e kandidatëve të përzgjedhur.
Dy emrat e propozuar, sipas BQK-së janë Ahmet Ismaili me 84.67 pikë, nga 100 maksimale dhe Lulzim Ismajli me 73.67 pikë, nga 100 maksimale./Arbresh.info/
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë