Qeveria e Kosovës nuk do të reagoj pas lajmit të pavërtetë të publikuar nga ministri për Komunitete dhe Kthimi, Dalibor Jevtic se një serb është rrahur nga disa shqiptarë në Istog.
Kështu kanë bërë të ditur për arbresh.info nga zyra e kryeministrit Hoti.
“Nuk besoj se duhet të reagojmë pasi policia tashmë ka reaguar për rastin”, kanë thënë nga zyra e kryeministrit.
Nga zyra e Hotit kanë thënë gjithashtu se zyrtarët duhet të kenë kujdes me deklarata.
“Ideja është që asnjë personalitet sidomos kur ka ndonjë funksion zyrtarë të mos ngutën me vlerësime para se rasti të sqarohet. Natyrisht që është për tu dënuar çdo akt i tillë i dhunës pavarësisht përkatësisë etnike” , kanë thënë nga zyra e kryeministrit.
Ndryshe sot ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, ka publikuar fotografi të një serbi të rrahur, duke pretenduar se është rrahur nga shqiptarët.
Por, këtë e kanë demantuar nga Policia e Kosovës.
Togeri, Fadil Gashi ka thënë për arbresh.info se viktima është sulmuar nga disa qytetarë të komunitetit egjiptian.
“Sot rreth orës 11:00 kemi marrë lajmin se një preson është sulmuar një qytetar i komunitetit serb. Ai është sulmuar nga disa persona të komunitetit egjiptian”, ka thënë Gashi. /arbresh.info/
Big Brother VIP Kosova nuk njeh kufij, Londrimi bëhet viral ...
Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngja...
Osmani ia dorëzon flamurin e Kosovës skiatorëve Kryeziu e Ko...
Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano pët `turist...
Vendimi i Kushtetutës për Rashiq, reagon Basha: Përmban gabi...
Numërohen mbi 85 % e votave, ky është rezultati