Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, gjatë të cilës ka miratuar ndarjen e 100 mijë eurove për mbështetje financiare të familjes së veprimtarit të vrarë, Enver Hadri.
Në njoftimin për media të shtunën, Qeveria ka thënë se këto mjete janë ndarë për t’i mbuluar shpenzimet në procesin gjyqësor që ka nisur në Gjykatën Penale të Brukselit për vrasësit e Hadrit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 100 mijë euro mbështetje financiare familjes së veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për mbulimin e shpenzimeve për procesin gjyqësor, i cili ka filluar në Gjykatën Penale në Bruksel, në çështjen penale kundër të akuzuarve për vrasjen e aktivistit të njohur të çështjes së Kosovës, Enver Hadri, i vrarë në Belgjikë në vitin 1990”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi