Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen mes Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të kërkuar.
“Në përputhje me prioritet strategjike të Kosovës për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmbushjen e standardeve evropiane, Agjencia e Informacionit të Klasifikuar (AMIK) ka vendosur marrëdhënie me autoritetet homologe, me theks të veçantë nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s. AMIK ka ndërmarr veprimet e nevojshme për vendosjen në kontakt me NSA-në nga Sllovenia”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Kurti theksoi se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm me ndikim në disa aspekte, forcimi e bashkëpunimi dypalësh, sigurimi i informacioneve të klasifikuara, përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe mbështetja për integrim euroatlantik./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...