Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjes e saj të mbajtur sot ka miratuar zbatimin e projektit “Programi për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë- Faza II – KSV / 017”, i cili projekt derivon nga Marrëveshja Bilaterale për Bashkëpunim e Zhvillim, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, të nënshkruar në vitin 2016, Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra Zhvillimore e Qeverisë së Luksemburgut – LuxDev.
Ministri Zemaj ka thënë se qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të kontribuoj në përmirësimin e shëndetit të popullatës së Kosovës ndërsa objektiva specifike synon mbështetjen e zbatimit të Strategjisë së Sektorit të Shëndetësisë 2017-2022 me theks të veçantë në përmirësimin e kapaciteteve për planifikim, udhëheqje dhe menaxhim të shërbimeve shëndetësore.
Zemaj po ashtu ka thënë se programi mbështet edhe procesin e Akreditimit Ndërkombëtar të Programit Specialistik të Mjekësisë Familjare si dhe ofron mbështetje për spitalet e përgjithshme të Prizrenit dhe Gjilanit në ngritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore duke ndihmuar spitalet në implementimet e planeve të tyre strategjike.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK