Kabineti i Qeverisë Haradinaj e ka miratuar ndryshim plotësimin e Ligjit për financim të subjekteve politike me 2 vota abstenim.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se duhet bërë kujdes pasi në draftin aktual ka nene që bien ndesh me Kushtetutën e vendit.
“Mendoj që është një arritje e rëndësishme e jona si qeveri, por ka disa nene që bien ndesh me nenet që unë i kam përpara. Kjo zyrë themelohet në formën e një zyre të pavarur, por leximi im është që ka disa elemente që bien ndesh me kushtetutën. Sigurisht që deputetët në parlament do ta diskutojnë, por është mirë rregullohet një herë e përgjithshme”, tha Hoxhaj.
Ndërsa sipas kryeministrit Ramush Haradinaj me plotësim ndryshimin e këtij Ligji rritet transparenca e financimit të partive politike.
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...