Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës kanë publikuar sot vendimin për heqjen e Kartonit të Gjelbër për bashkatdhetarët tanë deri në fund të këtij viti.
Me këtë vendim, qeveria siguron mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër për diasporën për këtë vit.
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tha se me këtë vendim lehtësohet ardhja e diasporës, ndërsa bëri të ditur se çmimi i primit është zbritur 35 për qind.
Në një konferencë për media ajo tha se remitencat janë më të larta 7 për qind krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.
“Bashkatdhetarët tanë nga 1 gushti mund ta marrin primin onlajn dhe kështu eliminohen pritjet e gjata. Kemi marrë barrën e primit nga 1 gushti deri më 31 dhjetor të këtij viti. Ndërsa, për reduktimin e veturave të paregjistruara mbetet përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme”, tha Bajrami.
Edhe guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti tha se është një lajm i mirë se BQK sot ka ulë edhe çmimet e primit.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...