Qeveria e Kosovës ka zhvilluar dje një mbledhje elektronike.
Në mbledhjen e 237 të Qeverisë së Kosovës, u morën këto vendime:
Miratuar Nismën për “Amendamentimin e Traktatit Bazë të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP)”.
Miratuar vendimin me të cilin nga 1 janari i vitit 2025 shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës do mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Kosovës për hyrje, tranzit dhe qëndrim afatshkurtër në territorin e Republikës së Kosovës deri në 90 ditë brenda një periudhe gjashtë mujore, sipas Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e Autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.
Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e Autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin ” Efiçenca e Energjisë në Ndërtesa Publike”.
Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për transfer të mjeteve buxhetore në nenin 30.3 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Aprovuar kërkesën e Komunës së Zubin Potokut për aprovimin e Buxhetit pas miratimit të Buxhetit për vitin 2025 nga Kuvendi Komunal.
Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për rialokim të mjeteve deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht nga kategoria e shpenzimeve e investimeve kapitale.
Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për transfer të mjeteve buxhetore në nenin 30.3 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Miratuar vendimin me të cilin Institucionet e Republikës së Kosovës mund të japin me qira ose në shfrytëzim pronat publike për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë nga burimet e ripërtëritshme bazuar në një proces të ofertimit konkurrues të organizuar nga Ministria e Ekonomisë./Arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...