Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit është mbajtur mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje janë marr disa vendime.
Vendimet e marra:
Miratuar Raportin Tremujor të Buxhetit për vitin 2026.
Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/09, të datës 10.04.2026, për bartjen e shpenzimeve buxhetore nga ministritë amë në ministritë e reja të krijuara.
Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 45,000.00€ (dyzet e pesë mijë euro) për Forumin Ekonomik të Vjenës, me qëllim të promovimit të Republikës së Kosovës.
Miratuar vendimin për emërimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e pesëdhjetë e dy (52) specializantëve lehona nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere nënprogramin “Aftësimi Specialistik” dhe EVM, në vlerë prej 475,051.50 euro, nga data 01.11.2025 deri më datën 31.12.2026.
Miratuar vendimin për emërimin e Grupit Koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore.
Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 17/47 të datës 10.12.2021, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/24, të datës 11.08.2021 si dhe Vendimin e Qeverisë Nr.12/191 të datës 05.03.2024. Me këtë vendim i vazhdohet mandati Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik në afat kohor dy vjeçar.
Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/24 të datës 11 gusht 2021, i plotësuari dhe ndryshuar me Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/24, të datës 11.08.2021, Vendimin e Qeverisë Nr. 06/73 të datës 30.04.2022 si dhe Vendimin e Qeverisë Nr. 11/191 të datës 05.03.2024, përmes të cilit i vazhdohet mandati Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë në afat kohor dy vjeçar.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...