Reporterët pa Kufij në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2022 kanë renditur Kosovën në vendin e 61-të, 17 vende më lartë krahasuar me vitin 2021.
Qeveria e Kosovës i është gëzuar këtij indeksi dhe e ka konsideruar si sukses të përbashkët.
“Qeveria jonë i gëzohet përparimit të lirisë së mediave dhe e konsideron sukses të përbashkët.Do të vazhdojmë të angazhohemi me përkushtim që mediave dhe punëtorëve medialë t’ju krijojmë ambient sa më të sigurtë dhe të përshtatshëm, në mënyrë që ata të ushtrojnë të lirë dhe të papenguar profesionin e tyre. Mediat e pavarura, të lira, objektive dhe profesionale janë aleatët tanë në përpjekjet për zhvillimin e shoqërisë së lirë e demokratike dhe ruajtjen e saj”, thuhet në një postim të qeverisë Republikës së Kosovës në Facebook.
Tutje thuhet se falë vullnetit të shumicës parlamentare në Kuvend punonjësit medialë janë përfshirë si kategori përfituese e ndihmës juridike falas.
“Këtë vit, falë vullnetit të shumicës parlamentare në Kuvend, për herë të parë, punonjësit medialë janë përfshirë si kategori përfituese për ndihmë juridike falas. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit i urojmë mediat dhe përfaqësuesit e tyre, si dhe i falëndërojmë për bashkëpunimin dhe raportimin e vazhdueshëm për punën e Qeverisë”, thuhet tutje./arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë