Sharr Jakupi, shefi i kabinetit të ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe sekretari i Përgjithshëm i MPJD-së, Behar Isma, kanë pritur sot në takim një delegacion nga Gjermania, në përbërje të Mathias Kiesler, zëvendësambasador gjerman në Kosovë, Adham Hamed, udhëheqësi i sektorit për Mbrojtjen e Gazetarëve në Gjermani dhe Andres Lamn nga ECMPF (Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias).
Qëllimi i takimit ishte mbështetja e Qeverisë gjermane për programin “Gazetarët në Rezidencë –Kosova”, program ky i iniciuar dhe sponsorizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i implementuar bashkë me AGK dhe ECMPF-në.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se delegacioni ka përgëzuar Ministrinë për inicimin dhe implementimin e këtij projekti, duke thënë se një program unik si ky, dëshmon gatishmërinë e Kosovës për të mbështetur gazetarët dhe popullin ukrainas në këtë periudhë kaq të vështirë për ta.
Pikërisht për këtë arsye, ata kanë shprehur ndihmën e shtetit gjerman në ofrimin e burimeve njerëzore dhe rritjen e kapaciteteve financiare për programin.
“Gazetarët në Rezidencë –Kosova”, ka filluar që nga muaji prill i këtij viti, dhe deri tani 11 gazetarë ukrainas kanë ardhur në Kosovë, nga ku vazhdojnë punën e tyre në mediat ukrainase.
Jakupi është shprehur i lumtur që Republika e Kosovës ka arritur të japë kontributin e saj për popullin e Ukrainës edhe përmes këtij programi e edhe nismave tjera, përfshirë ndihmat humanitare dhe pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit ukrainas.
Jakupi ka falënderuar delegacionin gjerman që tashmë ka bashkuar forcat me AGK-në për ta ndihmuar dhe forcuar edhe më tej këtë projekt.
Pjesë e takimit ishin edhe kryetari i AGK-së së Kosovës, Xhemajl Rexha, dhe Flutura Kusari nga ECMPF, të cilët përveç se e informuan delegacionin gjerman për suksesin e këtij programi, kanë thënë se Republika e Kosovës ka shkruar histori, duke u renditur si shteti i parë që ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar gazetarët ukrainas./arbresh.info/


The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...