Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave të Shqipërisë miratoi në parim protokollet e aderimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë.
Kështu deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë.
Gjatë fjalës së saj, Xhaçka u shpreh se këto protokolle do të kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend, duke shtuar se pas këtij procesi zgjerimi i NATO-s të vazhdojë me Kosovën, shkruan arbresh.info.
“Dhamë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen në të të këtyre dy vendeve. Këto protokolle do të kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend dhe kur kjo procedurë ratifikimi të jetë kryer në parlamentet e të 30 vendeve anëtare të NATO, por edhe nga parlamentet e vetë Finlandës dhe Suedisë, do të bëhet i mundur pranimi i tyre de jure në Traktatin e Atlantikut të Veriut’, tha Xhaçka.
Ministrja deklaroi se hapi që finalizon anëtarësimin e dy vendeve skandinave është depozitimi i instrumentit të anëtarësimit pranë Qeverisë së SHBA-ve në cilësinë e shtetit depozitues të këtij traktati.
Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO. Vendimi i tyre erdhi pas agresionit rus në Ukrainë./arbresh.info/
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
Gola në KiE: Kosova me zgjedhje të besueshme dhe demokraci f...
SHBA sekuestron anije iraniane, paralajmërohen bisedime të r...
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës