Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që veturat me targat RKS të lejohen për qarkullim brenda territorit të saj.
Kështu ka bërë të ditur Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbinë.
Petkoviq ka thënë se me këtë vendim nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës, shkruan RTS transmeton Arbresh.info
“Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara nga institucionet në Prishtinë për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në tekstin e mohimit.
Vendimi do të zbatohet nga 1 janari./Arbresh.info
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare