Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, me vendim të Qeverisë së Serbisë është emëruar ushtrues i detyrës së ndihmësit të drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Beograd, skruan Gazeta Express.
Pasi ishte shkarkuar nga pozita e ministrit në Kosovë, Rikallo kishte punuar në Ministrinë e Bujqësisë së Serbisë që nga marsi i vitit të kaluar, si sekretar shtetëror.
Në fillim të shkurtit të vitit të kaluar, kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj e largoi atë nga posti i ministrit pas një presioni të madh nga kundërshtarët politikë. Shkarkimi erdhi pasi qytetarë të Prishtinës në lagjen “Dardania” e akuzuan Rikallon se kishte torturuar e maltretuar shqiptarë gjatë luftës.
Shkarkimi i Rikallos gjithashtu ishte kusht i Partisë Socialdemokrate në opozitë për ta votuar buxhetin për vitin 2019.
Në fund të dhjetorit të vitit 2018, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti një aktakuzë kundër Rikallos për veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit”.
Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë
Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdo...
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...