Ish- Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj shpesh herë ishte kritikuar për shpenzime të larta.
E vetëm gjatë viti 2019, totali i shpenzimeve të Qeverisë ishte mbi 2 milionë euro, shkruan arbresh.info.

Në raportin “Llogaritë Qeveritare të Kosovës” për vitin 2019 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se shpenzimet ishin pothuajse sa të hyrat e Qeverisë.
Të hyrat e Qeverisë ishin 2.2 milionë euro
“Shuma e të hyrave të Qeverisë së përgjithshme për vitin 2019 ishte 2,220.9 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 64% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri etj. 13%, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, thuhet në njoftim.
Ndërsa shpenzimet ishin mbi 2.1 milionë euro.
“Në vitin 2019 shuma e shpenzimeve të Qeverisë së përgjithshme ishte 2,151.6 milionw euro. Shpërndarja e shpenzimeve sipas këtij klasifikimi është siç vijon: mbrojtja sociale 23%, çështjet ekonomike 19%, shërbimet e përgjithshme 16%, arsimi 15%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në sektorët e tjerë”, thuhet më tej në raporton e ASK-së.
Pagat dhe mëditjet e përmbajnë pjesën më të madhe të shpenzimeve.
“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje 29%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 25%; formimi i bruto kapitalit fiks me pjesëmarrje 23%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 12%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në raport.

Shpenzimet e Qeverisë në vitin 2019 ishim më të lartat në pesë vitet e fundit.
Në vitin 2018, shpenzimet e Qeverisë së Kosovës ishin 1 milionë e 978 euro, në vitin 2017 ishin 1 milionë e 836 euro, në vitin 2016 ishin 1 milionë e 764 euro dhe në vitin 2015, shpenzimet e Qeverisë së Kosovës ishin 1 milionë e 612 euro./arbresh.info/

Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...