Ekipi Menaxhues për Themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është duke punuar në hartimin e Draft Statutit të Bashkësisë në përputhje me mandatin që i është besuar nga marrëveshjet e Brukselit, dhe se do ta prezantojë tekstin e draftit në Bruksel.
Ky ekip ka thënë se draft statuti nuk i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës.
“Draft statuti nuk është dorëzuar qeverisë në Prishtinë, siç pretendohet nga disa media, por është dërguar vetëm raporti mbi punën tonë deri më tani, dhe përmes Ministrisë përkatëse për pushtetin lokal, qeveria është informuar rregullisht për dinamikën e aktiviteteve tona”, thuhet në kumtesë.
Tutje bëhet e ditur se puna e ekipit bazohet në rezultatet e dialogut të Brukselit dhe në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.
“Në punën e mëparshme, ne kemi pasur diskutime me një numër të grupeve profesionale të ekspertëve, përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe ministritë përkatëse, dhe si një organ profesional me një mandat dhe kompetencat të përcaktuara në mënyrë të qartë, ne besojmë që çdo përpjekje për politizimin e aktivitetet tona është kundër produktive dhe dëmton procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinë”, thuhet në fund të reagimi dërguar nga ekipi menaxhues i AKS-së,
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...