Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Qëllimi i këtij takimi ishte planifikimi dhe koordinimi i vizitës zyrtare së zëvendëskryeministrit Bislimi dhe disa anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Gjatë vizitës do të koordinohet organizimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku është paraparë të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund