Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka pritur sot në takim Joshua Peterson, oficer i sigurisë rajonale në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë.
Në njoftimin e lëshuar nga IPK-ja thuhet se gjatë takimit të përbashkët, Hodaj diskutoi për fuqizimin e bashkëpunimit dhe vazhdimit të përkrahjes në drejtim të fuqizimit të profesionalizmit të IPK-së.
“Hodaj deklaroi se ky bashkëpunim dhe përkrahja që IPK ka pranuar ndër vite nga partnerët ndërkombëtar e në veçanti nga SHBA-ja ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e mbikëqyrjes policore dhe fuqizimin e integritetit policor”, thuhet në njoftim.
Hodaj falënderoi Peterson për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që qeveria amerikane po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës.
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...
Kurti për zgjedhjet e 7 qershorit: Të panevojshme
Qytetarët marshojnë në Tiranë-Protestojnë kundër ndërtimeve ...
Kolumbia voton nën hijen e dhunës, dy rrugë krejt të kundërt...
Konaté prek tifozët e Liverpoolit me mesazhin e lamtumirës: ...