Qëndron Kastrati e pranon humbjen, i uron fitoren kundërkandidatit

20:14 | 14 Nëntor 2021

Kandidati i PSD-së Qëndron Kastrati e ka pranuar humbjen, duke ia uruar fitoren kundërkandidatit të tij nga VV.

Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat.

Ndryshe, sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, kandidati i VV-së në Kamenicë Kadri Rahimaj po prin sipas rezultateve të para të KQZ-së me 60,76% ose 2.922 vota.

Qëndron Kastrati i PSD-së është i dyti me 39,24% ose 1.887 vota.

Postimi i plotë:

Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave! I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese! Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat. Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit! Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara