Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka nisur raportimi i drejtori i kësaj agjencie, Petrit Ajeti.
Mbledhjen e hapi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila prezantoi rendim e ditës, raporton Arbresh.info.
“Mbledhjen e kam thirrë unë dhe ftesa ka qenë e lidhur me atë që është bërë e ditur në opinion lidhur me disa kërcënime ndaj gazetarëve”, ka thënë Musliu.
Përplasje në Komisionin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka pasur mes deputetes Ganimete Musliu dhe deputetit Sali Zybës i cili kërkoi qëndrimin e mediave në sallë.
Ndërkaq, Arben Gashi shef i grupit parlamentar të LDK-së, ka kërkuar që mbledhja të mbahet me dyer të mbyllura.
“Sali disa herë mu drejtove me një gjuhë të papërshtatshme.” tha Gashi.
Arbër Rexha “mendoj se deputetët e Vetëvendosjes nuk pajtohen me mënyrën e thirrjes së mbledhjes mirëpo mendoj që jemi shumicë parlamentare ne e dime që mbledhja duhet të mbahet. Kryetarja ka shkruar në grupin ku jo të gjithë jemi dakorduar. Ne jemi për mbledhje dhe asnjëherë nuk jemi fshehur. Në këtë instancë në këtë përbërje të komisionit e ka të pamundur ta vazhdojë mbledhjen. Po kërkojmë që ta kemi një debat që ti diskutojmë temat”, përfundoi ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komision
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...