Kanë mbetur edhe më pak se një orë deri në fillimin e seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet qeveria e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
E nga partia e cila deri sot ishte në pushtet, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk do ta votojnë këtë koalicion.
Edhe sot ata kanë vazhduar me këtë qëndrim.
Në një prononcim dhënë për arbresh.info, e ka konfirmuar sekretarja organizative në AAK njëherë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi.
“Jo nuk e votojmë”, ka thënë shkurt ajo.
Kujtojmë që pas zgjedhjeve të parakohshme nacionale të 6 tetorit në Kosovë, dy partitë që morëm më së shumti vota Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë negociuar për formimin e Qeverisë së re.
Vikendin që lamë të dy partitë u pajtuan që qeveria të ketë 15 ministri, nga gjashtë ministri për të dy partitë ndërsa tri ministri të tjera për minoritetet./arbresh.info/
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid