Një e moshuar është rrahur nga një infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, derisa koleget e saj nuk tentonin as ta ndalnin, por vetëm e incizonin dhunën që ushtrohej ndaj të moshuarës.
E njëjta qendër bënte thirrje që të ndalej abuzimi me të moshuarit, më 15 qershor, kur është edhe Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Abuzimin me të Moshuarit.
“Kujdes do të thotë nje fjalë e ëmbël në kohen e duhur, një vizit qoft edhe pa paralajmërim, një përqafim, një mbatje duarsh, ti shoqëroni në një vizitë mjekësore, ti mbajm për krahu sikurse në kohën kur ata na mbajten ne kur patem nevojë. STOP ABUZIMIT ME TË MOSHUARIT!”, thuhet në postimin e qendrës.
Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizon.
Policia thotë se në orën 14:10, ka arrestuar dy të dyshuarat e përfshira në këtë rast. Ato janë duke u intervistuar në Stacionin Policor në Pejë.
Videoja që u shpërnda sot në rrjetet sociale ka tronditur vendin. Aty shihet një infermiere që e rrah të moshuarën dhe së paku një grua tjetër që argëtohet duke e parë sulmin. /arbresh.info/
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...
Jeta Statovci i bashkohet Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit...
Vdekja e foshnjës në Emergjencën e Ferizajt, Prokuroria nis ...
Carvajal, drejt fundit të karrierës te Real Madridi