Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka pritur në takim Ministrin e Brendshëm të Kosovës, Agim Veliun.
Ndonëse takimi u zhvillua pa pranin e mediave në zyret e Policisë, Veliu vizitën e ka vazhduar edhe në Kampin e Vrellës, në Sllatinë ku edhe u deklarua për media.
Me këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj, falënderoi ministrin për vizitën e tij duke thënë se është i kënaqur me njësitë policore që ai drejton.
“Ne kemi pasur rezultate të mira gjatë vitit të kaluar dhe po ashtu presim edhe rezultatet edhe në këtë vit. Ne e kemi për obligim të mbrojmë qytetarin e vetëm qytetarin. Policia e Kosovës krenohet me njësite policore që ka”, tha Qalaj.
Në fund tha se presim edhe që vitin e ardhshëm të tregojnë edhe më tepër rezultate.
/arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...