Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa sot pritet që të marrë vendim nëse do t’i rinumërohen votat apo jo, kandidatit nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa Vehbi Imeri.
Imeri në ankesën e tij dërguar fillimisht në PZAP pretendonte që i mungojnë votat në disa vendvotime në Prishtinë, Pejë dhe Fushë Kosovë, por që PZAP-i ia kishte refuzuar.
Imeri ankesën e tij e kishte dërguar në Gjykatën Supreme e cila e kishte pranuar pjesërisht për t’u kthyer prapë në PZAP.
Kryeshefi i PZAP-it Mul Desku tha për KosovaPress se sot do të vendoset në lidhje me këtë ankesë që i është kthyer nga Gjykata Supreme.
“Posa ta marrim vendimin njoftohet pala dhe KQZ për këtë”, tha Desku për KosovaPress.
Desku tha se nuk mund të prejudikojë në lidhje me vendimin, ndërkohë që nuk vendoset përfundimisht nga Paneli.
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën