Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar qytetarët se ankesat të cilat i dërgojnë në Facebook, nuk do të konsiderohen si ankesa, pasi ato duhet të dërgohen fizikisht në selinë e PZAP në Prishtinë.
Përmes një njoftimi në Facebook, PZAP ka theksuar se formulari i ankesës mund të shkarkohet në faqen e PZAP-it, përcjell portali arbresh.info.
“Të nderuar qytetar ju informojmë se ankesat të cilat i keni dërguar përmes facebook-it të PZAP-it nuk do të konsiderohen si ankesa, ashtu që të gjitha këto ankesa dhe prova mund ti paraqitni në mënyrë fizike në selinë e PZAP-it në Prishtinë, në adresën Migjeni , ndërtesa e Ish Bankës së Lubjanës kati parë, duke e plotësuar formularin e ankesës (mund ta shkarkoni ne faqen zyrtare te PZAP-it ose ne letër te thjeshtë) duke përshkruar parregullsinë, duke bashkangjitur provat që provojnë parregullsinë dhe duke nënshkruar formularin e ankesës”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, afati i paraqitjes së ankesës është 24 orë nga momenti i vënies në dijeni për shkeljen e pretenduar./arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...