Është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Diasporës, Ministrisë së Brendshme dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, raporton arbresh.info
Blerim Pushkolli, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ka thënë se pagesat online janë rezultat i avancimit të teknologjisë dhe se tani nga ky projekt, siç e ka quajtur ai, do të përfitojnë edhe qytetarët që transportojnë vetura jashtë.
“Sa i përket këtij projekti të pagesës online të policës kufitare, besoj që benefitet e këtij projekti janë të mirënjohura për qytetarët si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. Pagesat online janë si rezultat i avancimit teknologjik në ditët e fundit. Kështu që për këtë risi qytetarët janë të njohur. Besoj që benefitet e saj do të shihen menjëherë. Pagesa bëhet online si për qytetarët jashtë vendit që jetojnë në diaspora, po ashtu edhe për qytetarët të Kosovës, që importojnë vetura jashtë mund ta bëjnë pagesën online të kësaj police kufitare”, tha Pushkolli.
Ndërsa sa i përket pagesës,Pushkolli nuk ka treguar saktë tarifat që do të paguhet për policën kufitare. Sipas tij ato dallojnë varësisht prej periudhës që ata e shfrytëzojnë.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...