Një rast i “armëmbajtjes pa leje” është evidentuar në Suharekë.
Sipas raportit 24 orësh të PK, gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi kanë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike AK-47 kal.7.62x39mm, tre karikatorë të pushkës automatike, një pushkë gjysmë automatike kal.7.62-dhjetshe me dylbi si dhe dyqind e nëntë (209) fishekë kal. 7.62 mm.
Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“ Fsh. Vraniq, Suharekë 09.01.2024 – 09:00. Raportohet se gjatë kontrollit në shtepinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike AK-47 kal.7.62x39mm, tre karikatorë të pushkës automatike, një pushkë gjysmë automatike kal.7.62-dhjetshe me dylbi si dhe dyqind e nëntë (209) fishekë kal. 7.62 mm. Pas intervistes në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës