Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë paralajmëruar trazira sociale nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre në Ligjin për pagat në sektorin publik.
Ata thonë se nuk do të pranojnë asnjë koeficient në dëm të punëtorëve shëndetësorë.
“Është momenti i fundit që të reflektoni në mënyrë të sinqertë dhe transparente, përndryshe, trazirat sociale janë të pashmangshme”, thuhet në reagimin e tyre”, shkruan arbresh.info.
Komunikata e plotë:
Të nderuar punëtorë shëndetësorë, meqë këto ditë po qarkullojnë draftet e ndryshme dhe reagime të ndryshme për Ligjin e Pagave, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ju njofton se ne:
Nuk kemi marr pjesë në hartimin e draftit të Ligjit të Pagave dhe
Nuk jemi në dijeni për vlerën e koeficientit
Andaj çdo reagim nga grupet e caktuara mund të shkaktojë amulli dhe dëmtim të procesit për Ligjin e Pagave.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i bën apel Qeverisë së Republikës së Kosovës që sa më parë të publikojë draft-Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit me qëllim të shmangies së keqkuptimeve të cilat mund ta dëmtojnë këtë proces.
FSSHK i siguron të gjithë punëtorët shëndetësor se në asnjë moment nuk do të pranojnë asnjë draft e asnjë koeficient që mund të shkoj në dëm të punëtorëve shëndetësor.
Në fund thirrje publike Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Është momenti i fundit që të reflektoni në mënyrë të sinqertë dhe transparente, përndryshe, trazirat sociale janë të pashmangshme.
Me respekt,
Dr. Blerim Syla
Kryetar i FSSHK-së
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...