Kryetari i Sindikatës së MKRS-së, Labinot Berisha ka thënë se është e dyshimtë, tendenca për zhvendosje në mënyrë të fshehtë, e njerëzve të Ministrisë së Kulturës por edhe e mjeteve të punës.
Sipas Berishës, qëndrimi i tyre si sindikatë nuk është të qëndrojnë në objekt, por kostoja e gjithë kësaj aq e madhe, andaj po e kundërshtojnë.
‘Qëndrimi ynë nuk është që të qëndrojmë në atë objekt, por ne kemi refuzuar koston e madhe që është, dhe në si qytetarë të vendit kundërshtojmë këtë. Deri më tani s’jemi marrë me individë, ne kemi dërguar shtresa në kundërshtim me këtë tek institucionet’, ka thënë Berisha në Frontal.
Sipas Berishës, zhvendosja e tillë është në kundërshtim të plotë me të gjitha dispozitat ligjore.
‘Fare nuk informohet administrata, duhet mu dhënë një datë se kur ka mu zhvendos e gjëra të tjera’, ai ka thënë.
Ai ka shtuar, se Prokuroria e shtetit duhet të merret intensivisht me këtë.
Janjiq: Uashingtoni po e shtyn Kosovën dhe Serbinë drejt njo...
Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vaz...
Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin...
Më shumë telashe për Real Madridin: Asencio dhe Rodrygo mung...
Kallas thotë se BE-ja pritet ta fusë Gardën Revolucionare të...
PDK thërret konferencë për media