Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka njoftuar të gjitha mediat dhe publikun se punëtorët e Lotarisë së Kosovës sh.a. do të protestojnë të enjten me datë 24 qershor 2021 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës, transmeton arbresh.info.
Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.
Ndryshe Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur.
Në njoftim thuhet se punëtorët momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre.
Sindikata e Lotarisë së Kosovës fton të gjitha mediat të jenë të pranishme, gjithashtu i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës./arbresh.info/
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura