BSPK nesër do të organizojë protestë për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët.
Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, tha se zbatimi i ligjit, siguria në punë, njohja e përvojës së punës për vitet ‘90-‘99 dhe sigurimi shëndetësor, janë kërkesat që do të parashtrohen në këtë protestë.
“Çështja e punëtorëve nuk është e kënaqshme, prandaj kemi vendosur që më 1 maj të protestojmë. Deri në orën 12.00 kërkoj nga të gjithë punëtorët të vërshojmë në shesh. Te ne ka shumë shkelje drastike të të drejtave të punëtorit, nuk respektohet ligji i punës, kontrata kolektive dhe kontrata individuale”, tha ai në një konferencë për media.
Kjo protestë, sipas udhëheqësve të BSPK-së, do të bëhet për t’iu tërhequr vërejtjen qeveritarëve se nuk janë duke bërë sa duhet për të drejtat e punëtorëve.
“Siguria në vendet e punës është e pakënaqshme, premtimet që janë dhënë janë të pakënaqshme, prandaj në protestë do të kërkojmë që politika të ketë kujdes në atë se çka është duke bërë për punëtorët. Punëtori bie nga skelet për një rrip. Kërkojmë nga organet tona relevante që të dënohen të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin e punës”, është shprehur kreu i BSPK-së.
“Gjyshe, ulu”: Momenti kur ushtria ukrainase shpëton një 77-...
Dronët rusë sulmuan Odessën, 18 të plagosur
Lufta në Lindjen e Mesme trondit ekonominë botërore, çmimet ...
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga viti 2022
Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në...
Gold AG publikon foto të veçantë me të bijën: E mira e babit...