Lideri i Gjeneralitatit, Carles Puigdemont i është drejtuar Parlamentit të Katalonisë në fjalimin e parë pas referendumit të 1 tetorit, shkruan arbresh.info
Ai ka thënë se nuk duan të eskalojnë gjendjen e rajonit, por të kundërtën të de-eskalojnë situatën.
Gjithashtu ka thënë se nuk bëhet fjalë për një shantazh dhe asnjë gjë të tillë, kjo pasi që paralajmërimet për pavarësi të Katalonisë janë quajtur shantazhe nga qeveria spanjolle.
“Katalonia është një vend evropian, nuk po flasim për shantazh dhe asnjë gjë të tillë. Duam të de-eskalojmë situatën dhe jo të kundërtën”, është shprehur Puigdemont.
“Është bërë e qartë se nuk është më çështje e brendshme. Katalonia tani është një çështje evropiane”, thotë ai.
Ai thotë se nuk “planifikon ndonjë kërcënim apo fyerje”, por në vend të kësaj dëshiron të “heqë tensionin”./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=AVqpJ7m-AaA
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...