Shteti i Kosovës do jetë një ndër rreth 100 shtete të botës që do jetë pjesë e Samitit të Demokracisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Lista zyrtare me vendet që janë ftuar në samit është bërë publike sot, shkruan arbresh.info.
Ani pse fillimisht u raportua se Kosova nuk do jetë pjesë e këtij Samitit, më 15 nëntor, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani konfirmojë se Kosova është ftuar nga presidenti amerikan Joe Biden, për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci.
Osmani madje kishte publikuar në Facebook ftesën zyrtare nga Presidenti Biden.
Samiti i Demokracisë do të mbahet në SHBA më 9 dhe 10 dhjetor /arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar