Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka takuar sot liderët e Ballkanit Perëndimor.
Ky takim ka ndodhur pak para darkës joformale që ka organizuar me ta, ku mori pjesë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tashmë janë publikuar edhe fotografitë nga takimet e Borrellit me përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Si përfaqësuese e Kosovës në këtë darkë ka qenë Ministrja Donika Gërvalla, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri, Albin Kurti, gjenden në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përpos Ministres Gërvalla, Borell është takuar edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski si dhe me anëtarin e presidencës së Bosnjes dhe Hercegovinës, Milorad Dodik. /reporteri/
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë