Për tre ditë rezistencë dhe luftim ballë për ballë me forcat militare serbe, familja Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari dhe 57 anëtarë ranë heroikisht.
Ishte mëngjesi i 5 marsit, kur forcat serbe rrethuan shtëpitë e familjes Jashari. Gjatë këtyre tri ditëve luftim dhe rezistencë familja Jashari nuk u ndihmua nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e as nga bashkëfshatarët në Prekaz, shkruan arbresh.info.
Shumë njerëz pyesin se përse askush nuk u doli në ndihmë familjes Jashari, pse askush nuk shkoi për të luftuar me ta kundër serbëve?
Bashkëluftëtari i Adem Jasharit, i cili është nga Prekazi, ka treguar se si ata kanë parë të gjitha sulmet që u janë bërë familjes Jashari me 5,6 dhe 7 mars, por sipas tij nuk kanë pas mundësi t’u ndihmojnë sepse nuk kanë pasur armatim.
“Jam bashkëluftëtar i Adem Jasharit, kam qenë këtu gjatë tërë luftës. Atë ditë që është rrethuar kanë qenë shumë forca në fshatin Tërrnoc. E kemi lajmëruar, por Adem Jashari ka thënë se nuk do të dalë nga këtu”
“Nuk kemi pas mundësi na. Ka shumë intervista që thotë dikush se përse nuk i kanë ndihmuar. Gjithë ajo forcë që ka qenë dikur rreth 6 mijë 7 mijë forca na nuk kemi pas mundësi as të iu afrohemi. Na e kemi pa gjithë luftën. Por nuk kemi pas çka të bëjmë. Kemi qarë se s’kemi pas armatim” , thotë ai./Arbresh.info/
Shiko intervistën:
U raportua se LVV dhe LDK janë afër një marrëveshjeje për pr...
Goditje për Liverpoolin dhe Francën, Ekitike humbet sezonin ...
I jepet lamtumira e fundit 19 vjeçarit nga Rahoveci që humbi...
Në shkurt 2026 lindën më shumë meshkuj se femra
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në B...
Një milion evropianë i kërkojnë BE-së të pezullojë marrëvesh...