Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se mbledhja e Qeverisë së Kosovës, para mocionit të mosbesimit ndaj saj në kuvend nuk ka dështuar për shkak të mospjesëmarrjes se ministrave të partisë që përfaqëson.
Ai ka deklaruar se kanë qenë arsye tjera, të bisedave të vazhdueshme mes tij dhe kryeministrit në detyrë Isa Mustafa ato që kanë anuluar mbledhjen e qeverisë, njofton Klan Kosova.
“Unë kam qenë në takim me kryeministrin në ato momente kur ministrat kanë qenë në sallë. Ju(i drejtohet Kujtim Shalës) nuk paskëshit pasur informata lidhur me vendndodhjen e tij. Ai e ka anuluar mbledhjen jo sepse deputetët e PDK-së nuk ishin në mbledhje, por arsyet kanë qenë tjera, të bisedave të vazhdueshme”.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...