Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka prezantuar sot rezultatet e afatit te pare të provimit të Maturës Shtetërore.
Sipas këtyre rezultateve provimin e kanë kaluar 64.64 % e maturanteve, me një përqindje më pak se vitin e kaluar.
“Këtë vit kemi një test te maturës i cili ka qene me i suksesshmi, qe na bene te ndihemi me mire se periudhat tjera. Ne këtë vit kemi rezultate më të ultë
Gjuha shqipe 64.4, Boshnjake 35.43, Turke 69.47. Ndërsa në total kalueshmëria ka qenë 64.64%.
Ministri Bytyqi gjithashtu tha se për kopjimin ne testin e maturës janë marre masat e duhura. Ku ka përmendur parregullsinë në shkollën “Don Bosko” në Gjilan ku do të përsëritet testi.
“Janë marr masat e duhura, kemi përjashtuar nxënës, numri i të përjashtuarve është 270 nxënës. Kemi marrë informacion se një klasë ka kopjuar qe është shkolla Don Bosko ku do të ri përsëritët testi” tha Bytyqi
Bytyqi gjithashtu tha se 5 administrues janë dënuar me mos ushtrim të përhershëm dhe me kundërvajtje prej 300 euro dhe 3 administrues me mos ushtrim të përhershëm.
E sukses në këtë vit Bytyqi tha se kanë pasur në mbarëvajtje dhe monitorim.
Kujtojmë se vitin e kaluar pritshmëria ka qenë 73.26%./Arbresh.info/

SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...