Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim përfaqësuesit nga Këshilli Protestues i “Trepça” Sh.A në krye me Arsim Musa, raporton arbresh.info.
Në këtë takim, Këshilli Protestues kanë njoftuar kryetarin Bahtiri, lidhur me pakënaqësitë e tyre me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje, si dhe hapat e mëtutjeshëm të cilët ata do ti ndërmarrin.
Arsim Musa, në emër të Këshillit Protestues ka bërë të ditur se pas realizimit të kërkesës së tyre për shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje, nga Qeveria e Kosovës, ata do të vazhdojnë me protesta deri në plotësimin edhe të dy kërkesave, anulimin e konkursit, duke mos përfshirë fëmijët e ish- minatorëve si dhe shkarkimin e menaxhmentit.

Ndërsa kryetari Bahtiri, pasi dëgjoi pakënaqësitë e tyre i njoftoi ata se Qeveria e Kosovës nesër do të formoj një bord mbikëqyrës të përkohshëm në ndërmarrjen “Trepça”, i cili do të merret me vlerësimin dhe shqyrtimin e këtij konkursi në bazë të procedurave ligjore.
Po ashtu kryetari Bahtiri pas paralajmërimit të protestës së dhunshme nga Këshilli Protestues, kërkoi që protesta e nesërme të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa probleme, duke u fokusuar vetëm tek trajtimi i kërkesave të tyre.
Me këtë rast Këshilli Protestues u dakorduan që protesta e cila do të mbahet nesër para objektit të menaxhmentit të “Trepçës” të jetë e qetë, ku do të mblidhen nënshkrimet e personave protestues, për t’iu drejtuar me një peticion Inspektoratit të Punës lidhur me ankesat e tyre./ arbresh.info/
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...