Dikush me maskë e dikush me dorëza, e dikush me mjete të duhura për protestën që po pritet gë filloj për pak minuta.
E kjo protestë po mbahet një ditë para se Gjykata Kushtetuese e Kosovës të marrë vendimin final për dekretin e mandatarit, shoqëria civile sot do të organizojë një tubim në sheshet e Prishtinës, ku pritet të marrin pjesë 3500 deri 5000 persona, raporton portali arbresh.info.
“Prova e dytë” për protesta është mohuar të jetë organizuar nga Lëvizja Vetëvendosja, kryetari i së cilës, njëherësh kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve dhe se ajo nuk ka të bëjë me vendimin që do të marrë Kushtetuesja.


Ndryshe, edhe më herët në sheshet e Prishtinës janë organizuar ‘prova për protesta’, por me një numër më të vogël të pjesëmarrësve./arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...