Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprat penale “Fshehja ose moslajmërimi i terroristëve dhe grupeve terroriste’’.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit K.H, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Fshehja ose moslajmërimi i terroristëve dhe grupeve terroriste’’ nga neni 142 paragrafi 2 lidhur me nenin 385 paragrafi 2 nën paragrafi 2.4 të KPRK –së”, bën të ditur prokuroria, raporton Arbresh.info.
Sipas aktakuzës i pandehuri K.H., është takuar dhe ka marrë pjesë në biseda të vazhdueshme me tani të dënuarit V.I, B.I, L.V, F.G, K.P, A.A, L.G, L.M, dhe B.P, për vepra penale të terrorizmit, ashtu që i njëjti ka qenë në dijeni për ekzistimin dhe veprimet e këtij grupi terrorist, por i njëjti i kishte fshehur dhe nuk i kishte lajmëruar tek organet kompetente.
Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale gjithashtu ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpall fajtor, duke e dënuar sipas Kodit Penal dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak deri në përfundim të këtij rasti penal. /Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...