Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka reaguar pas pretendimeve se Kryeprokurori i kësaj prokurorie ka ndërhyrë në proceset vendimmarrëse të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Në një komunikatë për media, PSRK ka theksuar se këto pretendime janë të pasakta dhe se as Prokuroria Speciale, e as Kryeprokurori, nuk kanë ushtruar dhe nuk mund të ushtrojnë ndikim në çështje që janë kompetencë ekskluzive e KPK-së.
Sipas PSRK-së, çdo tentativë për ta përfshirë këtë institucion në debatet e brendshme të KPK-së dëmton integritetin e sistemit prokurorial në tërësi.
Në reagim thuhet se Kryeprokurori Blerim Isufaj mbetet plotësisht i përkushtuar në ushtrimin e mandatit të tij në krye të Prokurorisë Speciale dhe se ai nuk ka kërkuar asnjë pozicion tjetër
“Kryeprokurori, z.Blerim Isufaj, mbetet i përkushtuar që të ushtrojë mandatin në krye të Prokurorisë Speciale, duke përjashtuar çdo pretendim për ushtrimin e ndonjë pozite tjetër, çka dëshmohet edhe me emërimin e një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Prokuroria Speciale, riafirmon angazhimin për të vazhduar përmbushjen e funksioneve të saj me pavarësi të plotë, në shërbim të interesit publik, me përkushtim dhe trasnparencë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...