Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatën Themelore kërkesën që kryeministri Albin Kurti, të paraqitet në PSRK për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila pohoi se janë në shqyrtim të kërkesës.
“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, konfirmoi Gashi.
Kryeministri Kurti është ftuar si dëshmitar nga Prokuroria që të japë versionin e tij lidhur me rastin e rezervave shtetërore për të cilin të dyshuar janë afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtarët e Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.
Prokuroria kishte ftuar tri herë me radhë kryeministrin Albin Kurti për intevstim, por i njëjti nuk është përgjigjur thirrjeve të prokurorisë.
Kurti kishte deklaruar se prokurorët duhet të shkojnë dhe ta intervistojnë atë në zyrën e kryeministrit, duke deklaruar se këtë praktikë e kanë bërë edhe më herët prokurorët./Arbresh.info/
Ndërron jetë Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave...
Numërohen mbi 18% e votave, vazhdon të prijë VV me 47.22%
Semenyo pritet ta finalizojë marrëveshjen me ish-kampionin e...
Kurti organizon mbrëmje festive me qytetarët për fitoren e V...
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...