Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e përbashkët mes Doganës dhe Policisë në veri të vendit.
Në njoftim bëhet e ditur se është zhvilluar një aksion për kontroll në 11 lokacione, ku janë arrestuar nëntë zyrtarë të dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit”.
Gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë zyrtarë, tetë nga të cilët janë zyrtar të Doganës dhe një zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen, shkruan Arbresh.info
Po ashtu, nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si:
20 plomba zyrtare të Doganës së Kosovës
Dhjetë telefon së bashku me katër (4) sim kartela
Një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje
16 copë municion jo zyrtar.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Doganën e Kosovës, dhe mekanizmat relevantë, është zhvilluar një aksion për kontroll në njëmbëdhjetë lokacione, i cili është mbështetur nga Policia e Kosovës.
Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë (9) zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit”.
Dyshimet janë bazuar në një hetim të gjatë të udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe të zbatuar nga Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor, pasi që nën hetime ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor.
Gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë (9) zyrtarë, tetë (8) nga të cilët janë zyrtar të Doganës dhe një (1) zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen.
Po ashtu, nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si:
Njëzet (20) plomba zyrtare të Doganës së Kosovës
Dhjetë (10) telefon së bashku me katër (4) sim kartela
Një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje
Gjashtëmbëdhjetë (16) copë municion jo zyrtar.
LEXO EDHE:
Aksion i doganës dhe policisë në veri, dyshohet për disa vepra penale
Aksion i doganës dhe policisë në veri, dyshohet për disa vepra penale
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...