Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, nga Prokuroria Themelore në Prizren, ka marr në kompetencë për të shqyrtuar rastin e vrasjes në Prizren të Hekuran Morinës.
Hetimet policore për ta zbardhur këtë rast tani do t’i kryej Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, në mbikëqyrje të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Lënda është marrë në kompetencë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të Ligjit për PSRK-në, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se PSRK-ja, për shkak të rrethanave të veçanta, ose të komplikimit, a të natyrës së sjelljes së supozuar kriminale, është organi i vetëm që mund të realizojë hetimin ose ndjekjen tërësore të krimit.
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit