Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka nisur hetimin e rastit për alergjinë që u është shfaqur 26 zyrtarëve në Shërbimin e Votuesve, pas hapjes së kutive të votimit të ardhura nga Serbia.
Lajmin e ka bërë të ditur për arbrsh.info, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.
“ Një prokuror i Prokurorisë Speciale ka dal në vendin e ngjarjes për të marrë veprimet konkrete lidhur me këtë çështje”, është shprehur Lutfiu.
Ndryshe, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë detaje për rastin e zyrtarëve të Shërbimit të Votuesve, gjendja e të cilëve është keqësuar nga kutitë me vota nga Serbia.
Sipas QKUK-së dy nga nëntë paciente që i janë nënshtruar ndihmës mjekësore, janë shtatzënë.
QKUK bën të ditur se në ora,11:58, në Klinikën Infektive të kësaj qendre, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femrore, dy prej tyre shtatzënë, me kruarje të duarve të intenzitetit të ultë. Dy nga to kanë patur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Të të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/470555800470032/
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë
Numërohen mbi 90 për qind të votave, LDK kryeson në vetëm n...
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK