Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se do të paraqesë ankesë në Gjykata e Apelit kundër vendimit të Gjykata Themelore, e cila refuzoi kërkesën për paraburgim ndaj tre të dyshuarve të arrestuar për transportin e rreth 1 milion eurove.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja Arbnora Luta, duke theksuar se institucioni do ta shfrytëzojë të drejtën e ankesës ndaj vendimit të shkallës së parë.
“Do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të shkallës së parë. Do të ankohemi ndaj vendimit”, ka konfirmuar Luta.
Të dyshuarit u arrestuan më 24 shkurt në pikën kufitare në Merdarë, nën dyshimin për veprën penale “shpëlarje parash”.
Ata po hynin në Kosovë me një furgon “Sprinter” me targa shqiptare dhe kishin deklaruar se nuk kishin asgjë për të raportuar.
Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan 18 pako me rreth 1 milion euro të fshehura në një hapësirë të modifikuar të automjetit.
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...